Lidhje

Pakistani proteston ndaj sulmeve amerikane të telekomanduara


Ministria e jashtme thirri një diplomat të lartë amerikan, emri i të cilit nuk u bë i ditur

Pakistani ka thirrur një diplomat të lartë amerikan për të protestuar kundër sulmeve me avionë të telekomanduar në tokën pakistaneze.

Tre sulme kanë vrarë gjatë javës së fundit të paktën 16 të dyshuar si militantë, në zonat fisnore në Vaziristanin e Veriut, një vend i njohur si qendër e militantëve të lidhur me al-Kaidën dhe talibanët.

Ministria e jashtme e Pakistanit tha të enjten se informoi diplomatin amerikan se goditjet ishin "të paligjshme, kundër të drejtës ndërkombëtare dhe shkelje e sovranitetit të Pakistanit." Ministria tha se sulme të tilla janë "të papranueshme." Ajo nuk bëri të ditur emrin e diplomatit të lartë.

Pakistani ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për t'i dhënë fund sulmeve amerikane me avionë të telekomanduar, por zyrtarët amerikanë thonë se ato janë një mjet i rëndësishëm në përpjekjet për të mposhtur al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG