Lidhje

Sulm në Pakistan, vriten pelegrinë shiitë


Autoritetet thonë se 25 të tjerë u plagosën, disa në gjendje serioze, nga incidenti i sotëm në provincën e Baluçistanit

Zyrtarët në pjesën jug-perëndimore të Pakistanit thonë se të paktën 19 pelegrinë shiitë kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i një bombe që goditi një autokolonë me tre autobusë.

Autoritetet thonë se 25 të tjerë u plagosën, disa në gjendje serioze, nga incidenti i sotëm në provincën e Baluçistanit.

Një autobus u shkatërrua, ndërsa një tjetër u dëmtua rëndë. Sipas zyrtarëve, autobusi po shkonte drejt Iranit për kremtime fetare të besimtarëve shiitë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG