Lidhje

Pakistan: Sulm ndaj kompleksit të një zyrtari


Zyrtarët në Pakistan thonë se ekstremistë të veshur me uniforma policie kanë sulmuar kompleksin e një zyrtari të lartë qeveritar në qytetin veri-perëndimor të Peshavarit, duke vrarë të paktën pesë vetë dhe duke plagosur shtatë të tjerë.

Autoritetet thonë se të paktën dy ekstresmitë kryen sulme vetëvrasëse sot, ndërsa të tjerët hapën zjarr kundër forcave të sigurisë në kompleks.

Ndër viktimat përfshihen katër zyrtarë të sigurisë dhe një kalimtar i moshuar.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega e Talebanit në Pakistan ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG