Lidhje

Pakistan: Vriten të paktën 15 ekstremistë në rajonin fisnor veriperëndimor

  • Zëri Amerikës

Pakistan: Vriten të paktën 15 ekstremistë në rajonin fisnor veriperëndimor

Pakistan: Vriten të paktën 15 ekstremistë në rajonin fisnor veriperëndimor

Autoritetet pakistaneze thonë se goditje që dyshohet të jenë kryer nga avionë amerikanë shkaktuan sot vdekjen e të paktën 15 ekstremistëve në rajonin fisnor veriperëndimor.

Zyrtarët e zbulimit thonë se raketat amerikane goditën një shtëpi në zonën Ghulam Khan të Vaziristanit Verior, duke vrarë pesë ekstremistë.

Më pas, sipas zyrtarëve, avionë të dyshuar amerikanë goditën kryengritësit në të njëjtën zonë, duke vrarë 10 militantë, disa prej të cilëve pjesëtarë të rrjetit Hakani.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë rrjet, një nga kërcënimet kryesore ndaj forcave të NATO-s që po luftojnë kryengritësit në Afganistanin fqinj.

Goditjet kishin në shënjestër një zonë të njohur si bazë e talebanëve të Pakistanit dhe militantëve të al-Kaidës që kryejnë sulme përtej kufirit.

Goditjet e sotme pasojnë sulme të ngjashme dje, që sipas zyrtarëve shkaktuan vdekjen e 18 kryengritësve në Vaziristanin verior.

XS
SM
MD
LG