Lidhje

Në Pakistan vazhdojnë shirat, 1,400 të vdekur nga përmbytjet


Në Pakistan vazhdojnë shirat, 1,400 të vdekur nga përmbytjet
Në Pakistan vazhdojnë shirat, 1,400 të vdekur nga përmbytjet

Në pjesën veriperëndimore të Pakistan rreshjet vazhduan edhe sot, ndërkohë që përmbytjet më të rënda për sa kohë që mbahet mënd kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 1 mijë e 400 vetëve.

Operacionet e ndihmave janë penguar nga rrugët e përmbytura si dhe nga dëmtimi i urave dhe shërbimeve të domosdoshme.

Kombet e Bashkuara thanë se këto përmbytje kanë prekur më shumë se 3 milion njerëz.

Disa të mbijetuar janë ankuar lidhur me përgjigjen e qeverisë ndaj kësaj katastrofe.

Fondi i OKB-së për Fëmijët, UNICEF, tha se ekziston nevoja kritike për ushqime dhe ujë të pijshëm, ndërkohë që mundësia e shpërthimit të sëmundjeve përbën një shqetësim të madh.

Një zëdhënës i Kryqit të Kuq në Washington i tha Zërit të Amerikës se ndotja e ujit të pijshëm përbën një rrezik të madh në zonat e prekura. Ai tha se organizata po diskuton me qeverinë pakistaneze mundësinë që punonjësit e ndihmave të mund të shkojnë më me lehtësi në zonat e prekura më rëndë.



XS
SM
MD
LG