Lidhje

Pakistan: Forcat e sigurisë kanë filluar të shkatërrojnë kompleksin në qytetin e Abbottabadit


Pakistan: Forcat e sigurisë kanë filluar të shkatërrojnë kompleksin në qytetin e Abbottabadit

Pakistan: Forcat e sigurisë kanë filluar të shkatërrojnë kompleksin në qytetin e Abbottabadit

Njoftimet nga Pakistani thonë se forcat e sigurisë kanë filluar të shkatërrojnë kompleksin në qytetin e Abbottabadit ku udhëheqësi i al-Kaidës Osama bin Laden jetoi vitet e fundit para se trupat amerikane ta vrisnin majin e kaluar.

Banorët thonë se qeveria dërgoi paisje të rënda sot për të shkatërruar strukturat dhe po e mban nën masa të rrepta sigurie. Qeveria nuk ka dhënë arsye për shkatërrimin.

Bastisja e njëanshme amerikane ndaj kompleksit që rezultoi në vdekjen e bin Ladenit e vuri në pozitë të vështirë qeverinë pakistaneze sepse nuk ishte lajmëruar për goditjen paraprakisht.

XS
SM
MD
LG