Lidhje

Pakistan, gazetat vazhdojnë të mbizotërohen nga vrasja e bin Ladenit


Pakistan, gazetat vazhdojnë të mbizotërohen nga vrasja e bin Ladenit
Pakistan, gazetat vazhdojnë të mbizotërohen nga vrasja e bin Ladenit

Banorët në Abbottabad e kanë të vështirë ta besojnë se bin Ladeni fshihej mes tyre dhe se ai u vra nga forcat amerikane në një kompleks të ndërtuar fare pranë akademisë më të madhe ushtarake pakistaneze.

Mazher Ali Xhadun thotë se më parë ka shitur tri herë gazeta me tituj që njoftonin vdekjen e bin Ladenit dhe kjo është hera e katërt.

"Më duket se amerikanët po gënjejnë përsëri”, thotë shitësi.

Ndërkohë, njerëz të shumtë vijnë në kompleksin ku strehohej bin Ladeni dhe po ashtu shumë nga përfaqësuesit e medias. Por shumë pakistanezë nga kjo zonë vijnë thjesht për të parë, disa për të qenë dëshmitarë të historisë ndërsa të tjerë për të verifikuar me sytë e tyre atë që ndodhi.

"Kemi ardhur për të parë nëse është e vërtetë apo jo. Këtu ndodhi një ngjarje shumë e madhe për të cilën po flet e gjithë bota. Unë nuk e besoj të jetë e vërtetë,” thotë Alam Sher, banor i kësaj zone".

Rojet nuk lejojnë që njerëzit të hyjnë në kompleks. Diku më tej, turmat e njerëzve shprehin zemërimin e tyre për atë që e shohin si shkelje të sovranitetit të Pakistanit.

“Amerikanët hynë dhe bënë çfarë deshën. Po sikur nesër të na hyjë këtu India dhe të bëjë ç’të dojë. Ku është siguria e vendit tonë,” pyet ky burrë.

Në qytetin Multan, imamët falen për të vdekurin. Falja u kthye në protestë, ku iu thurën lavde bin Ladenit dhe u dënua Amerika. Por deri tani, protestat kanë qenë të vogla dhe të izoluara.

XS
SM
MD
LG