Lidhje

Pakistan: Hetohen shkaqet e aksidentit ajror që vrau 127 vetë

  • Zëri Amerikës

Pakistani nuk lejon pronarin e një linje ajrore të largohet nga vendi pas rrëzimit të një prej avionëve të kompanisë së tij që shkaktoi vdekjen e 127 njerëzve. Ministri i Brendshëm pakistanez Rehman Malik tha se Farooq Bhoja nuk lejohet të largohet nga Pakistani, ndërkohë që zyrtarët e aviacionit po hetojnë aksidentin që ndodhi dje duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve në bord.

Zyrtarët thanë se aeroplani 30 vjeçar i kompanisë Bhoja Air ishte në fluturimin e parë nga Karaçi në Islamabad, kur u rrëzua gjatë një stuhie.

Dëshmitarët thonë se aeroplani Boeing 737 u rrëzua afër aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit dhe se avioni mund të jetë përfshirë nga zjarri para se të rrëzohej. Zyrtarët thanë se nuk u plagos askush në tokë.

Kryetari i Autoritetit për Zhvillim të kryeqytetit Islamabad, Farkhand Iqbal, tha se kutitë e zexza u gjetën dje në orët e vona.

“Punonjësit tanë kanë gjetur kutitë e zeza, të cilat do t’ua dorëzojmë autoriteteve përkatëse. Ata do të hetojnë se çfarë ka ndodhur në aeroplan gjatë momenteve të fundit para rrëzimit. Procesverbali duhet të jetë brenda këtyre kutive”.

Sot në orët a para të mëngjesit, punonjësit e shpëtimit vazhduan punën për gjetjen e viktimave në vendin e rrëzimit.

“Ne jemi në kërkim të trupave të tjera. Ne kemi bërë kërkime gjatë natës, por ishte errësirë, prandaj mendoj se është e mundur që tani ne mund të gjejmë pesë deri në shtatë trupa të tjerë në këtë vend”, thotë Zameer Ahmed, punonës shpëtimi.

Ndërkohë, të afërmit e pasagjerëve prisnin sot me ankth në një spital të Islamabadit, ndërsa arkivolet me trupat e të dashurve të tyre të vrarë liroheshin për varrim.

Shah Mumtaz, humbi vëllanë në këtë aksident.

“Vëllai im ishte një njeri i dashur. Dy djemtë e tij janë vendosur në Karaçi. Ata kalojnë dimrin në Karaçi dhe verën ne fshat, ne kemi shtëpitë tona në fshat. Ata kishin ardhur për të kaluar sezonin e verës këtu”.

Në korrik të vitit 2010, një avion pasagjerësh i linjës ajrore Airblue u rrëzua në malet pranë Islamabadit, duke vrarë 152 njerëzit në bord. Ajo ishte përplasja më vdekjeprurëse e një aeroplani në historinë e atij vendi.

XS
SM
MD
LG