Lidhje

Pakistani, ndihmë Arabisë Saudite për të luftuar rebelët në Jemen?


Ministri pakistanez i Mbrojtjes tha sot se Arabia Saudite ka kërkuar që ushtria e Pakistanit të kontribuojë me trupa tokësore, avionë dhe anije luftarake për të ndihmuar koalicionin të luftojë me rebelët në Jemen.

Khawaja Muhammas Asif Ai bëri këto komente në fillim të një debati parlamentar lidhur me çështjen nëse vendi i tij duhet t’i bashkohet përpjekjes së udhëhequr nga sauditët kundër fiseve huthi që filluan dy javë më parë sulme ajrore në mbështetje të Presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Presidenti u largua nga vendi muajin e kaluar dhe shkoi në Riad.

Pakistani është zotuar ta mbështesë këtë përpjekje, por nuk ka premtuar të bashkëpunojë me veprime konkrete. Kryeministri Nawaz Sharif ka thënë se do ta mbronte Arabinë Saudite nga sulmet e jashtme.

Ndërsa luftimet mes fiseve huthi dhe forcave pro-qeveritare vazhduan edhe sot, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se nuk ka mundur të dërgojë rreth 48 tonë me ndihma mjekësore në Jemen.

XS
SM
MD
LG