Lidhje

Pakistan: Ka vazhduar edhe sot shkatërrimi i vendndodhjes së bin Ladenit


Pakistan: Ka vazhduar edhe sot shkatërrimi i vendndodhjes së bin Ladenit

Pakistan: Ka vazhduar edhe sot shkatërrimi i vendndodhjes së bin Ladenit

Ka vazhduar edhe sot në Pakistan shkatërrimi i kompleksit ku jetonte prej vitesh udhëheqësi i al Kaidës Osama Bin Laden, në të cilin u vra në muajin maj nga forcat komando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pakistani nisi shkatërrimin e banesës së tij ditën e djeshme, në veriperëndim të qytetit Abbotabad.

Dëshmitarë thanë sot se rreth gjysma e kompleksit ishte shkatërruar ditën e sotme.

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë evakuar ambjentin përqark kompleksit.

Bin Laden jetoi në atë kompleks për disa vite me tre gratë e tij, fëmijët dhe nipërit e mbesat .

Pakistani u ndje i anashkaluar dhe i indinjuar me sulmin e kryer nga forcat amerikane për vrasjen e Bin Ladenit.

XS
SM
MD
LG