Lidhje

Pakistan: Komentet amerikane për kundërterrorizmin e kalojnë kufirin

  • Zëri Amerikës

Pakistan: Komentet amerikane për kundërterrorizmin e kalojnë kufirin

Pakistan: Komentet amerikane për kundërterrorizmin e kalojnë kufirin

Pakistani thotë se kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të tij për sulmet e militantëve bien në kundërshtim me bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit mes dy aleatëve.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta e paralajmëroi dje Pakistanin se SHBA do të bëjnë gjithshka që munden për të mbrojtur forcat amerikane në Afganistan nga militantët me bazë në Pakistan.

Zyrtarët amerikanë dyshojnë se rrjeti militant Haqani, me bazë në rajonin fisnor të Vaziristanit verior, fshihet prapa sulmit prej 20 orësh të së martës në kryeqytetin afgan. Në këtë sulm vdekjeprurës, militantët qëlluan me raketa granatahedhëse ambasadën amerikane dhe zyrat e NATO-s në Kabul.

Zoti Paneta tha se Washingtoni i ka kërkuar vazhdimisht Islamabadit të ushtrojë ndikimin e vet për të mos i lejuar militantët të kryejnë sulme në Afganistan dhe pastaj të fshihen në Paksitan. Sekretari i Mbrojtjes tha se shumë pak përparim është bërë në këtë drejtim.

Sot, Ministria e Jashtme e Pakistanit ju përgjigj komenteve të zotit Panteta, duke thënë se ato ishin jashtë temës së bashkëpunimit që ekziston mes të dy vendeve.

Zyrtarët pakistanezë thanë se forcat amerikane dhe ato të NATO-s duhet të bëjnë më tepër për të vënë në shënjestër militantët në anën afgane të kufirit.

XS
SM
MD
LG