Lidhje

Pakistan: Kryeministri Gilani, thirrje forcave politike të mblidhen për situatën e krijuar


Kryeministri i Pakistanit Jusuf Riza Gilani ka bërë thirrje për një takim të të gjitha partive politike për të ngritur shqetësimet lidhur me shpërndarjen e fondeve të ndihmave për viktimat e përmbytjeve shkatërrimtare që përfshinë vendin.

Ai tha sot në parlament se rreth 47 milionë dollarë janë dhuruar për ndihma në fondin e ngritur për këtë qëllim.

Tensioni është shtuar mbi Islamabadin lidhur me mënyrën se si po menaxhon situtatën. Përmbytjet e shënuara muajin e kaluar shkaktuan vdekjen e rreth 1,600 njerëzve, dhe prekën rreth 20 milion të tjerë, si dhe shkatërruan pjesën më të madhe të tokave bujqësore, sistemit ujitës, të korrave dhe gjësë së gjallë.

Kombet e Bashkuara theksojnë se megjithë që me tërheqjen e ujrave, është shtuar numri i të kthyerve në shtëpi, situata humanitare në vend mbetet serioze.

XS
SM
MD
LG