Lidhje

Pakistan: Dy sulme vetëvrasëse në qytetin e Lahores


Policia në Pakistan njofton se nga dy shpërthime vetëvrasëse në qytetin e Lahores humbën jetën të paktën 45 vetë dhe u plagosën rreth 100 të tjerë.

Një seri shpërthimesh të tjera janë dëgjuar në mbarë qytetin, pas dy shpërthimeve të para të koordinuara.

Shefi i policisë Tariq Saleem Dogar tha se shpërthimet ndodhën brenda pak sekondash. Sipas autoriteteve të paktën dhjetë nga të vrarët janë ushtarë. Autoritetet dyshojnë se shpërthimet janë organizuar nga grupe të lidhura me Al-Kaidën.

Incidenti është i dyti në Lahore këtë javë. Një sulm vetëvrasës me makinë bombë vrau 13 veta dhe plagosi 70 të tjerë të hënën.

XS
SM
MD
LG