Lidhje

Pakistan: Mblidhen në një takim krerët më të lartë të ushtrisë


Pakistan: Mblidhen në një takim krerët më të lartë të ushtrisë
Pakistan: Mblidhen në një takim krerët më të lartë të ushtrisë

Gjenerali i ushtrisë së Pakistanit Ashfaq Kajani kryesoi një takim të veçantë me komandantët e tij të lartë sot ndërsa përshkallëzohet lufta e fjalëve me Shtetet e Bashkuara duke i çuar marrëdhëniet mes të dy vendeve në një nivel edhe më të ulët.

Zyrtarët pakistanez thanë se komandantët e korpuseve u takuan në bazën ushtarake në Ravalpind për të shqyrtuar situatën e sigurisë në vend.

Takimi pasoi akuzat e ashpra amerikane se agjencia pakistaneze e spiunazhit, ISI po ndihmon militantët e rrjetit Hakani të sulmojë forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistanin fqinj.

Shefi i shtatëmadhorisë amerikane, admirali Mike Mullen tha në një seancë dëgjimore në senat javën e kaluar se rrjeti Hakani vepron si një vegël e vërtetë e agjencisë pakistaneze të spiunazhit, dhe luftëtarët e tij planifikuan dhe kryen sulmet e këtij muaji në ambasadën amerikane në Kabul dhe në bazat e Natos në Afganistan.

Zyrtarët pakistanezë i kanë hedhur poshtë akuzat si të pabaza duke paralajmëruar se ato janë të dëmshme për përpjekjet e paqes në rajon.

XS
SM
MD
LG