Lidhje

Pakistan: Partia e Sharifit me shumicën e votave


Partia konservatore e ish kryeministrit pakistanez Nawaz Sharif ka shumicën e votave ndërsa vazhdon numërimi në zgjedhjeve e rëndësishme parlamentare që u karakterizuan nga kërcënimi i talebanëve.

Ndërsa rezultatet jozyrtare vazhdojnë të vijnë, llogaritë nga televizioni shtetëtor e vënë Lidhjen Muslimane të zotit Sharif në krye duke fituar lehtësisht vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri.

Në një paraqitje dramatike, partia e ish lojtarit të kriket Imran Khan, mban vendin e dytë dhe ka të njgarë të kontrollojë qeverinë provincial në Khyber Pakhtunkhwa, përgjatë kufirit me Afganistanin.

Partia e Popullit të Pakistanit e drejtuar nga familja e ish kryeministres së vrarë Benazir Bhutto, radhitet në vendin e tretë. Asambleja kombëtare e Pakistanit ka 272 vende.
XS
SM
MD
LG