Lidhje

Pakistan: Ndalohen rreth 170 të dyshuar për shpërthimet në Kueta


Pakistan: Ndalohen rreth 170 të dyshuar për shpërthimet në Kueta
Pakistan: Ndalohen rreth 170 të dyshuar për shpërthimet në Kueta

Policia thotë se ka ndaluar rreth 170 persona të dyshuar në lidhje me shpërthimet vetëvrasëse dje në Kueta të Pakistanit, të cilat lanë të vdekur 28 vetë.

Rrjeti Taleban në Pakistan mori përgjegjësinë për sulmet, që tha se u kryen në hakmarrje për arrestimin kohët e fundit të një udhëheqësi të lartë të al-Kaidës.

Dje, dy persona sulmuan banesën e zëvendës kreut të forcave paraushtarake Korpusi i Kufirit të provincës së Baluçistanit. Policia tha se personi i parë hodhi në erë makinën pranë banesës së oficerit Faruk Shehzad, ndërsa një person i dytë u fut në banesë dhe hodhi veten në erë.

Nga sulmi u vra gruaja e zotit Shehzad, ndërsa ai vetë mbeti i plagosur. Më shumë se 80 persona të tjerë u plagosën në këto incidente.

XS
SM
MD
LG