Lidhje

Pakistan: Operacion në rajonet fisnore


Ushtria e Pakistanit thotë se nga sulmet e reja ajrore janë vrarë të paktën 27 militantë në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior, një ditë pasi ushtria njoftoi fillimin e një operacioni të përgjithshëm në këtë zonë.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhej se avionët luftarakë kryen sot "goditje të sakta" kundër "gjashtë vendstrehimeve terroriste". Pakistani tha se shumica e të vrarëve ishin luftëtarë të Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit, që kanë baza përgjatë kufirit afgan.

Gjatë një fjalimi të hënën në parlament, Kryeministri Nawaz Sharif paraqiti arsyet e tij për braktisjen e bisedimeve të paqes me talebanët e Pakistanit dhe fillimin e ofensivës ushtarake. Z

oti Sharif tha se përpjekjet për të vendosur paqen me anë të dialogut nuk patën sukses dhe "terroristët" i vazhduan aktet e tyre vdekjeprurëse kundër pakistanezëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
XS
SM
MD
LG