Lidhje

Pakistan: 9 policë qëllohen për vdekje


Ky është sulmi i dytë që merr përsipër rrjeti taleban në Pakistan gjatë ditëve të fundit

Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje 9 policë në një kompleks sigurie në Pakistanin lindor. Ky është sulmi i dytë që merr përsipër rrjeti taleban në Pakistan gjatë ditëve të fundit.

Policia thotë se persona të armatosur me motoçikleta sulmuan sot në mëngjes kompleksin në qytetin Lahore dhe hapën zjarr duke lënë të plagosur edhe 3 policë të tjerë.

Policia thotë se dyshojnë se të njëjtët persona ishin autorë të sulmit të së hënës që la të vrarë shtatë roje sigurie në një kamp ushtarak në Pakistanin lindor.

XS
SM
MD
LG