Lidhje

Pakistan: Vazhdojnë tensionet politike

  • Ayaz Gul

Forcat pakistaneze të sigurisë kanë nxjerrë qindra protestues anti-qeveritarë nga stacioni televiziv shtetëror pasi demonstruesit morën nën kontroll ndërtesën dhe për pak kohë ndërprenë transmetimet e këtij televizioni.

Protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Nawaz Sharif, sulmuan sot ndërtesën, ndërkohë që po transmetonte drejtpërdrejt pamje të demonstratës.

Më pas policia përdori gaz lotësjellës, ndërkohë që demonstruesit, me shkopinj në duar, u përpoqën t’i afrohen rezidencës së kryeministrit.

Udhëheqësi i opozitës, Imran Khan tha para demonstruesve se zoti Sharif ka humbur të drejtën morale për të vazhduar të udhëheqë Pakistanin.

XS
SM
MD
LG