Një shpërthim ka lënë të vrarë të paktën gjashtë vetë në një distrikt të trazuar në veriperëndim të Pakistanit. Dyshohet se shpërthimi ishte rezultat i një goditjeje nga një avion amerikan i telekomanduar.
Nëse konfirmohet, sulmi i mbrëmshëm do të ishte goditja e parë me avionë të telekomanduar amerikanë në Pakistan në gjashtë muaj.
Qeveria pakistaneze kërkoi pezullimin e goditjeve amerikane me mjete pa pilot vjet në vjeshtë, kur filluan bisedimet e paqes me Talibanin pakistanez.
Goditja ndërmerret tri ditë pas një sulmi të përgjakshëm nga Talibani pakistanez në aeroportin ndërkombëtar të Karaçit që la 36 të vrarë, përfshirë 10 autorët e sulmit.