Lidhje

Pakistan, shtohen shqetësimet për depërtimin e elementëve islamistë

  • Zëri Amerikës

Pakistan, shtohen shqetësimet për depërtimin e elementëve islamistë

Pakistan, shtohen shqetësimet për depërtimin e elementëve islamistë

Sipas njoftimeve të gazetës Uashington Post, mes zyrtarëve më të lartë ushtarakë të Pakistanit po shtohen shqetësimet se në radhët e tyre kanë depërtuar elementë islamistë, të cilët po ndihmojnë militantët në një fushatë kundër shtetit.

Gazeta thotë se këto shqetësime janë bërë sidomos të mprehta pas vrasjes së udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin Laden me një operacion të fshehtë të komandove amerikane në Pakistan.

Sipas Uashington Postit, komandanti më i lartë ushtarak i Pakistanit, Gjenerali Ashfak Kajani, ishte tronditur kur kishte mësuar se bin Ladeni qëndronte i fshehur pranë një akademie ushtarake prestigjoze në Abotabad.

Dje, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, bëri një vizitë të papritur në Islamabad, ku u takua me presidentin, kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë pakistanezë.

XS
SM
MD
LG