Lidhje

Sulm vetëvrasës në Pakistan


Zyrtarët në Pakistan thonë se disa persona kanë kryer një sulm vetëvrasës me bombë ndaj zyrave të policisë në veriperëndim të vendit, duke vrarë të paktën 6 vetë. Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët.

Autoritetet thanë se militantët e sulmuan stacionin e policisë me granada dhe raketa, duke shkaktuar një luftë që zgjati për 1 orë. Tre nga sulmuesit u vranë, por njëri prej tyre mundi të shpëtojë.

Zyrtarët thanë se në këtë sulm u vranë tre civilë dhe tre policë, dhe se 8 persona u plagosën.

Një zëdhënës taleban tha se sulmi ishte hakmarrje për vrasjen e nipit të komandantit militant Baitulla Mehsud muajin e kaluar. Vetë Mehsud u vra në një sulm amerikan me avionë pa pilot në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG