Lidhje

Pakistan: Sulm taleban në bazën e marinës në Karaçi

  • Zëri Amerikës

Pakistan: Sulm taleban në bazën e marinës në Karaçi

Pakistan: Sulm taleban në bazën e marinës në Karaçi

Komandantët paksitanezë thanë sot se trupat kanë rimarrë kontrollin e një baze të marinës pas 17 orë luftimesh me forcat talebane.

Militantët hynë me forcë në bazën ushtarake të Karaçit mbrëmë, duke vrarë 10 oficerë sigurie, duke plagosur 14 pjesëtarë të personelit ushtarak dhe duke shkatërruar një avion. Nuk ishte menjëherë i qartë numri i viktimave mes kryengritësve.

Ministri i Brendshëm pakistanez Rehmen Malik tha u vranë edhe 4 prej sulmuesve, të cilët aktivizuan lëndë shpërthyese dhe qëlluan me armë. Në bazën e Karaçit ndodheshin edhe 6 ushtarë amerikanë dhe 11 kinezë, të cilët nuk pësuan gjë.

Një zëdhënës i talebanëve tha se sulmi u krye si hakmarrje ndaj udhëheqësit të Al Kaidës Osama Bin Laden, që u vra nga forcat speciale amerikane më 2 maj në Pakistan.

XS
SM
MD
LG