Lidhje

Pakistan: Të paktën 15 të vdekur nga shpërthimi i një bombe


Pakistan: Të paktën 15 të vdekur nga shpërthimi i një bombe

Pakistan: Të paktën 15 të vdekur nga shpërthimi i një bombe

Zyrtarët pakistanezë thonë se një bombë shpërtheu gjatë një ceremonie fetare shiite sot në provincën e Punxhabit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 15 vetëve.

Autoritetet thonë se mbi 20 të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin.

Agjencia e lajmeve Reuters citon policinë të thotë se bomba e kontrolluar me telekomandë ishte vendosur pranë një shtylle dhe shpërtheu kur njerëzit po afroheshin.

XS
SM
MD
LG