Lidhje

SHBA, Pakistan premtojnë përmirësimin e marrëdhënieve


Sekretarja Klinton dhe Ministri i Jashtëm pakistanez Mehmud Kureshi, 24 mars 2010
Sekretarja Klinton dhe Ministri i Jashtëm pakistanez Mehmud Kureshi, 24 mars 2010

Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani po premtojnë përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre nganjëherë të tensionuara, ndërkohë që diplomatët e lartë nga të dy vendet filluan bisedimet këtu në Uashington. Në hapjen e bisedimeve, sekretarja e Shtetit Hillari Klinton pranoi se “keqkuptimet” kanë ndodhur në të dy anët gjatë viteve të fundit. Por ajo tha se administrata e presidentit Obama po ndjek një angazhim më të gjerë me Pakistanin për ta ndryshuar këtë prirje.

Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mahmud Kureshi tha se dy vendet kanë një histori të gjatë bashkëpunimi mbi objektiva të përbashkëta, duke përfshirë partneritetin e tyre të suksesshëm kundër Bashkimit Sovietik. Por zoti Kureshi tha gjithashtu se Pakistani e ka paguar shtrenjtë partneritetin e tij me Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit. Ai tha se mijëra pakistanezë të pafajshëm janë vrarë nga sulmet terroriste dhe se qeveria ende po përpiqet të përballojë fluksin e refugjatëve, armët dhe drogën. Zoti Kureshi tha se ekonomia e Pakistanit është dëmtuar nga konflikti.

XS
SM
MD
LG