Lidhje

Partitë fetare në zgjedhjet e Pakistanit

  • Sharon Behn

Disa prej këtyre partive kanë dalë me moton e një shteti social larg luftës kundër terrorizmit

Pakistani është një shoqëri thellësisht konservatore dhe tradicionale dhe partitë politike fetare lehtësisht tërheqin mijëra përkrahës për kauzat e tyre. Por deri tani këto grupe nuk kanë qenë në gjendje ta kthejnë mbështetjen nëpër rrugë në pushtet të fortë politik. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Sharon Behn,na informon nga Islamabadi për perspektivën e tyre në zgjedhjet e 11 majit.

Jamaat-e-Islami është një nga partitë konservatore fetare në Pakistan. Zgjedhjet e 11 majit do të jenë të parat në të cilat kjo parti del e vetme.

Zyrtari i partisë Khurshid Ahmad thotë se Jamaat-e-Islami tërheq myslimanët, të cilët duan një qeveri etnike që të largohet nga koalicioni kundër terrorizmit, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.


"Islami merret me çështjet botërore aq sa merret edhe me çështjet shpirtërore. Prandaj nuk ka lidhje mes moralit në jetën private dhe atij në jetën publike. Vizioni islamik është se njeriu duhet ta pranojë zotin plotësisht”.

Në një vend të pëfshirë nga korrupsioni, ku ekonomia është e dobët, mesazhi është tërheqës. Studenti në degën e ligjit islamik, Mudassar Abbasi thotë se mbështet cilindo që do të vinte në zbatim parimet e islamit në kushtetutën e Pakistanit, por nuk mendon se partitë fetare do të kishin sukses në votime.

"Nëse ndonjë parti fetare do të vinte në pushtet, rezultati do të ishte se Pakistani do të ishte më i qendrueshëm, më pak i korruptuar dhe të drejtat bazë të njeriut për çdo qytetar do të respektoheshin më shumë”.

Partitë fetare shpresojnë të fitojnë më shumë se sa tetë vendet që kanë patur në asamblenë kombëtare prej 342 vendesh.

Por Moeed Yusuf, këshilltar i Azisë Jugore në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara, thotë se vënia në fuqi e ligjit islamik, Sharia, bazuar tek Kurani, nuk ka mbështetje masive.


"Islami politik, apo politizimi i islamit, ka një tërheqje emocionale në Pakistan, ai nuk ka tërheqje politike, ky është një dallim shumë interesant. Mund t’i nxjerrësh njerëzit të marshojnë nëpër rrugë nëse je një parti fetare, ndoshta edhe një milion prej tyre, por kur vjen koha për të votuar është gjë krejt tjetër, nuk mjafton të thuash votoni për mua, se jam guvernatori më i mirë”.

Shumë dyqanxhinj në këtë fshat të vogël në periferi të Islamabadit po votojnë për Partinë e Popullit të Pakistanit,më parë në pushtet. Të tjerë mbështesin partinë e re të opozitës Pakistan, Tehreek-e-Insaf, ose PTI, e cila është në vend të dytë sipas anketave të opinionit dhe po bën fushatë me moton për një shtet islamik të përqendruar në mirëqenien sociale, që të mos jetë më pjesë e luftës kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG