Lidhje

Pakistan: 18 militantë janë vrarë në 3 sulme në veriperëndim të vendit

  • Zëri Amerikës

Pakistan: 18 militantë janë vrarë në 3 sulme në veriperëndim të vendit

Pakistan: 18 militantë janë vrarë në 3 sulme në veriperëndim të vendit

Zyrtarë pakistanezë të zbulimit thanë se të paktën 18 militantë u vranë nga 3 sulme me avionë amerikanë pa pilotë në rajonin veri-perëndimor të Pakistanit.

Të gjitha sulmet e sotme u kryen në rajonin e Vaziristanit jugor, afër kufirit me Afganistanin. Zyrtarët thanë se raketat qëlluan një kompleks, një shkollë islamike dhe një makinë afër qytetit kryesor të Vanas. Thuhet se militantë të huaj, mes tyre arabë dhe uzbekë, ishin mes të vrarëve.

Këto sulme kryhen disa ditë pas njoftimeve për vrasjen e operativit të al-Kaidës, Ilyas Kashmiri nga një sulm amerikan në të njëjtën zonë.

Kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gilani dhe ministri i brendshëm, Rehman Malik thanë sot se janë të bindur që Kashmiri është vrarë. Por zyrtarë të paidentifikuar të Pentagonit u thanë agjencive të lajmeve se nuk kanë konfirmim për vrasjen e Kashmirit.

Shtetet e Bashkura e kishin katekorizuar Kashmirin si "Terrorist të Veçantë Global" madje kishin ofruar një shumë prej 5 milion dollarësh për informacione që çonin në kapjen e tij. Operativi i al-Kaidës akuzohet për pjesëmarrje në disa sulme kundër objektivave perëndimore, rrethimin terrorist në vitin 2008 të qytetit indian të Mumbait dhe sulmin e kohëve të fundit kundër një baze të marinës pakistaneze në Karaçi.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar sulmet që kur forcat speciale amerikane vranë Osama bin Ladenin më 2 maj në qytetin Abbottabad të Pakistanit.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë pranuar asnjëherë publikisht përdorimin e aeroplanëve amerikanë pa pilotë në Pakistan, por e kanë konfirmuar privatisht këtë metodë për media të ndryshme amerikane.

XS
SM
MD
LG