Lidhje

Një pakistanez shpallet fajtor për sulmet terroriste të 2008-tës në Mumbai të Indisë


Një gjykatë në Indi shpalli fajtor një pakistanez, personi i vetëm që i shpëtoi sulmeve terroriste të 2008-tës në Mumbai, ku gjetën vdekjen 166 veta.

Mohammed Ajmal Kasab nuk reagoi fare kur një gjykatë speciale në Mumbai e shpalli atë sot fajtor për gati të 86 akuzat e ngritura kundër tij, duke përfshirë akuzën për vrasje dhe për luftë kundër Indisë.

Gjykata shpalli të pafajshëm dy indianë, të akuzuar se ndihmuan për thurjen e komplotit për të kryer sulmet.
Gjatë një rrethimi 3-ditor në nëntor të vitit 2008, Kasab ishte njëri prej 10 personave të armatosur rëndë, të cilët u futën me forcë në disa objekte të Mumbait, përfshirë dy hotele, një qendër hebraike dhe një restorant të frekuentuar.

Autoritetet indiane akuzuan grupin militant me bazë në Pakistan, Lashkar-e-Taiba për organizimin e sulmeve.
Ministri i Brendshëm indian, P. Chidambaram tha se vendimi i sotëm është një mesazh për Pakistanin se nuk duhet të eksportojë terror në Indi.

Dënimi për Kasabin pritet të shpallet nesër. Ai mund të dënohet me vdekje.

XS
SM
MD
LG