Lidhje

Të paktën 20 të vrarë në një universitet në Pakistan


Një sulm me armë zjarri dhe bomba tek një universitet në Pakistanin veriperëndimor sot në mëngjes, shkaktoi vdekjen e të paktën 20 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Zëdhënësi i ushtrisë Asim Bajwa tha për gazetarët se 18 studentë dhe dy pjesëtarë të personelit universitar ishin ndër të vrarër nga incidenti. Ai e përshrkoi incidentin si një sulm nga katër terroristë që u futën me forcë në Universitetin Bacha Khan në qytetin Charsadda. Ai tha se trupat ushtarake, ndër të cilët edhe forca speciale të ushtrisë, qëlluan sulmuesit dhe zhvilluan një operacion kontrolli dhomë për dhomë para se të deklaronin se mjediset universitare ishin të sigurta.

Sipas inspektorit të përgjithshëm të policisë rajonale, ndër autorët e sulmit, dy kryen sulme vetëvrasëse.

Zëdhënësi i Talebanit në Pakistan, Mohammad Khorasani tha se grupi i tij nuk kishte lidhje me sulmin, duke shtuar se institucionet jo-ushtarake nuk ishin në listën e objekteve që ata kanë në shenjestër.

XS
SM
MD
LG