Lidhje

Pakistani dhe miliardat në bankat e Zvicrës


Pakistani po përpiqet të rimarrë miliarda dollarë të larguara nga vendi në mënyrë të paligjshme dhe të vendosura në llogari bankare në Zvicër.

Sekretari për Financat i Parlamentit të Pakistanit i tha Zërit të Amerikës, se një marrëveshje e propozuar me Zvicrën do të ndihmojë në identifikimin e pakistanezëve që kanë transferuar ilegalisht paratë e tyre në bankat e vendit evropian.

Ai tha se qeveria zvicerane ka miratuar një ligj që lejon nënshkrimin e marrëveshjeve me vende të tjera, përmes së cilave Zvicra do të japë informacion për paratë e fshehura në vend në mënyrë të paligjshme.

Zvicra thotë se u ktheu 1,83 miliardë dollarë asete të mbyllura në mënyrë të paligjshme vendeve të përfshira në ndryshimet e regjimeve të Pranverës Arabe, por shton se marrëveshja aktuale e taksave me Pakistanin nuk lejon hapa të ngjashme.

Një delegacion pakistanez do të vizitojë Zvicrën në gusht, për të diskutuar një rishikim të marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG