Lidhje

Pakistan: Shtatë të vrarë nga rrëzimi i helikopterit


Talebanët morën përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e një helikopteri me të cilin po udhëtonin disa diplomatë ndërkombëtarë

Përplasja e një helikopteri në veriun e Pakistanit la pas vetes shtatë të vrarë, në mesin e të cilëve dy ambasadorë.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze Gjeneral Major Asim Bajwal, shkroi në rrjetin social Twitter se ambasadorët e Filipineve dhe Norvegjisë në Pakistan dhe gratë e ambasadorëve të Malajzisë dhe Indonezisë humbën jetën kur helikopteri u rrëzua në luginën Naltar. Dy pilotë dhe një anëtar i ekuipazhit po ashtu kanë humbur jetën.

Zyrtarët thanë se në helikopter ndodheshin gjashtë pakistanezë dhe 11 të huaj.

Talebanët pakistanezë morën përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit, dhe se shënjestër, siaps tyre, ishte kryeministri Sharif

Televizioni shtetëror citoi ministrin pakistanez të mbrojtjes Khawaj Asif të ketë thënë se helikopteri është rrëzuar për arsye teknike dhe jo si pasojë e ndonjë akti terrorist.

Bajwal tha se ambasadorët e Polonisë dhe Holandës janë në mesin e të mbijetuarve por të plagosur.

Helikopteri po udhëtonte për në qytetin Gilgit, ku kryeministri Nawaz Sharif po merrte pjesë në një ceremoni të përurimit të një teleferiku në një qendër skijimi. Kryeministri Sharif ishte ne avion duke udhëtuar për në Gilgit kur “lajmi tragjik: ju kumtua atij thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit.

Ai ka shprehur me këtë rast “dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me incidentin tragjik”.

XS
SM
MD
LG