Lidhje

Pakistani, kritika ndaj Shteteve të Bashkuara


Pakistani, kritika ndaj Shteteve të Bashkuara
Pakistani, kritika ndaj Shteteve të Bashkuara

Shefi i ushtrisë pakistaneze thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përqendrohen në stabilizimin e Afganistanit, në vend që t’i bëjnë presion Pakistanit të ballafaqohet me ekstremistët në rajonin veri-perëndimor.

Gjenerali Ashfaq Kayani i bëri komentet mbrëmë në Ravalpindi, gjatë një sesioni informimi para komisioneve të parlamentit për forcat e armatosura.

Ligjvënësit që morën pjesë në seancë thanë se gjenerali kishte theksuar se problemi qëndron në Afganistan dhe jo në Pakistan.

Një ndër senatorët që ndoqën seancën tha për Zërin e Amerikës se gjeneralit i ishte shtruar pyetja, nëse Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin operacione ushtarake kundër territorit pakistanez. Gjenerali ishte përgjigjur me fjalët se “Amerika duhet të mendohet 10 herë para se të shqyrtojë marrjen e veprimeve ushtarake kundër Pakistanit”.

XS
SM
MD
LG