Lidhje

Pakistani kthen pjesët e helikopterit amerikan që u rrëzua gjatë vrasjes së Bin Ladenit

  • Zëri Amerikës

Pakistani kthen pjesët e helikopterit amerikan që u rrëzua gjatë vrasjes së Bin Ladenit

Pakistani kthen pjesët e helikopterit amerikan që u rrëzua gjatë vrasjes së Bin Ladenit

Pentagoni thotë se Pakistani ka kthyer pjesët e helikopterit amerikan që u shkatërrua gjatë operacionit të ushtrisë amerikane që rezultoi në vrasjen e Osama Bin Ladenit.

Zëdhënësi i Pentagonit, kolonel Dave Lapan i tha Zërit të Amerikës sot se pjesët e helikopterit të shkatërruar janë kthyer gjatë fundjavës dhe tani gjenden në Shtetet e Bashkuara. Ai nuk zbuloi vendin e saktë ku janë vendosur pjesët e helikopterit.

Forcat speciale amerikane shkatërruan helikopterin pas një defekti mekanik gjatë operacionit ushtarak të 2 majit, që kishte në shënjestër udhëheqësin e Al- Kaidës në qytetin Abbottabad të Pakistanit.

Zyrtarët ushtarakë kishin frikë se mbetjet e helikopterit të pajisur me teknologjinë më të sofistikuar mund të bienin në duart e gabuara dhe helikopteri mund të riprodhohej nga një vend tjetër.

Udhëheqësit pakistanezë e kanë kritikuar operacionin e fshehtë amerikan, duke e cilësuar atë si shkelje të sovranitetit të Pakistanit dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tolerojnë veprime të tilla të njëanshme në të ardhmen. Operacioni amerikan i ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet mes të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG