Lidhje

Pakistani lëshon urdhër arresti për ish-Presidentin Musharraf

  • Zëri Amerikës

Pakistani lëshon urdhër arresti për ish-Presidentin Musharraf

Pakistani lëshon urdhër arresti për ish-Presidentin Musharraf

Zyrtarë pakistanezë thonë se një gjykatë që merret me çështje anti-terroriste ka lëshuar urdhër-arrestin për ish Presidentin Pervez Musharraf në lidhje me atentatin kundër ish kryeministrës Benazir Bhutto.

Autoritetet thanë se Gjykatësi Rana Nisar Ahmad e lëshoi urdhër-arrestin sot, duke urdhëruar që zoti Musharraf të paraqitet në gjyq më 19 shkurt.

Zoti Musharraf jeton në mergim, në Londër për më tepër se 2 vjet.

Zonja Bhutto u vra nga një sulm me armë dhe me një shpërthim vetë-vrasës bombe më 27 Dhjetor 2007, ndërsa po zhvillonte fushatë në Rawalpildi. Ajo kishte venë kandidaturë në zgjedhjet e përgjithshme si udhëheqëse e opozitës, Partia Popullore e Pakisitanit.

Zëdhënësi i zotit Mushrraf tha në një intervistë për televizionin Al Xhazira se zoti Musharraf do të paraqitet para gjykatës, vetëm kur të jetë koha e përshtatshme.

XS
SM
MD
LG