Lidhje

Pakistani liron agjentin e FBI-së


Pakistani ka liruar me kusht një agjent të FBI-së, tre ditë pasi ai u ndalua sepse po përpiqej të hipte në një avion me municionet që kishte me vete.

Amerikani u arrestua më 5 maj, pasi autoritetet në aeroportin e Karachit zbuluan se ai kishte me vete 15 plumba për një revolver 9 milimetërsh dhe tre thika, gjatë një kontrolli rutinë.

Autoritetet thonë se ai po shkonte në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.

Zyrtarë lokalë i thanë Zërit të Amerikës sot se amerikani u lirua me kusht, pasi pagoi 10 mijë dollarë si garanci.
XS
SM
MD
LG