Lidhje

Pakistani mund të lejojë së shpejti marrjen në pyetje të grave të bin Ladenit


Pakistani mund të lejojë së shpejti marrjen në pyetje të grave të bin Ladenit
Pakistani mund të lejojë së shpejti marrjen në pyetje të grave të bin Ladenit

Një zyrtar amerikan thotë se Pakistani shumë shpejt do t’i lejojë hetuesit amerikanë të marrin në pyetje tre gratë e Osama Bin Ladenit, të cilat ishin me udhëheqësin e Al Kaidës kur atë e vranë në Pakistan javën e kaluar.

Që nga 2 maji gratë janë ndaluar nga komandot amerikane. Zyrtarët amerikanë thonë se intervistat me gratë, ashtu sikurse faktet lidhur me vendin ku fshihej Bin Ladeni në Abotabad, mund të japin informacione të rëndësishme lidhur me Al Kaidën.

Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarët pakistanezë nuk kanë komentuar publikisht lidhur me ndonjë marrëveshje.

Zyrtarët amerikanë po ashtu thanë dje se CIA nuk ka si objektiv ta heqë shefin e vet të zbulimit në Islamabad, pasi media pakistaneze publikoi javën e kaluar emrin e operativit të Agjencisë Amerikane të Zbulimit. Zyrtarët kanë thënë se emri nuk ishte i skatë, por se ai u publikua qëllimisht, pas pyetjeve se si kishte mundur të jetonte Bin Ladeni në Pakistan për vite me radhë, pa dijeninë e ushtrisë dhe të zbulimit pakistanez.

XS
SM
MD
LG