Lidhje

Pakistani proteston kundër sulmeve ajrore të NATO-s në vend


Pakistani proteston kundër sulmeve ajrore të NATO-s në vend
Pakistani proteston kundër sulmeve ajrore të NATO-s në vend

Pakistani protestoi kundër sulmeve ajrore të NATO-s në territorin e tij pas një operacioni të pazakontë që forcat e koalicionit ndërmorën nga Afganistani, duke vrarë dhjetra militantë.

Ministria e jashtme e Pakistanit tha sot se sulmet ishin një shkelje e hapur e sovranitetit të vendit dhe e mandatit nën të cilin vepron forca e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan.

Koalicioni tha se helikopterët e tij hynë përkohësisht në Pakistan të premten për vetmbrojtje, kur një postë kufitare afgane në provincën lindore Khost u sulmua me armë zjarri nga ana pakistaneze e kufirit.

Të shtunën, gjatë një tjetër incidenti, dy helikopterë të NATO-s u kthyen në zonën kufitare dhe u sulmuan nga toka, pastaj kundërsulmuan duke vrarë disa militantë.

NATO-ja thotë se u vranë të paktën 30 militantë. Zyrtarët afganë thanë se numri i të vrarëve ishte 60. Koalicioni thotë se gjatë operacioneve nuk pati viktima mes civilëve.

Zona fisnore e Pakistanit kontrollohet kryesisht nga militantët, të cilët ndërmarrin rregullisht sulme kundër trupave të NATO-s në Afganistan.

XS
SM
MD
LG