Lidhje

Pakistani do të shqyrtojë marrëdhëniet me SHBA dhe Naton pas incidentit


Pakistani do të shqyrtojë marrëdhëniet me SHBA dhe Naton pas incidentit
Pakistani do të shqyrtojë marrëdhëniet me SHBA dhe Naton pas incidentit

Pakistani thotë se ka në plan të rishikojë marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara dhe Naton në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës ajror të aleancës në kufi me Afganistanin sot paradite.

Kryeministri pakistanez Yousuf Raza Gilani zhvilloi një takim emergjent sot me udhëheqës të lartë ushtarak dhe të qeverisë civile në Islamabad lidhur me incidentin.

Në një deklaratë, zyrtarët thonë se “qeveria do të rishqyrtojë dhe do të rishikojë të gjitha programet, aktivitetet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Naton, përfshi ato diplomatike, politike, ushtarake dhe të zbulimit.

Ata dënuan sulmin e Natos mbi dy postblloqe ushtarake në veriperëndim si të papranueshëm. Zyrtarët thanë se sulmi që vrau të paktën 26 trupa dhe plagosi 14 të tjerë, nuk mund të përshkruhet si një gabim.

Ata njoftuan gjithashtu se kanë mbyllur të gjitha rrugët e furnizimit për Natos përmes territorit të tyre për në Afganistan dhe kanë urdhëruar Shtetet e Bashkuara të lirojnë një bazë ajrore të debatueshme.

XS
SM
MD
LG