Lidhje

Dy shpërthime me bombë u marrin jetën 41 vetëve në Pakistan


Dy shpërthime me bombë u marrin jetën 41 vetëve në Pakistan
Dy shpërthime me bombë u marrin jetën 41 vetëve në Pakistan

Zyrtarët në Pakistanin qendror thonë se dy shpërthime me bombë u kanë marrë jetën 41 vetëve dhe kanë plagosur më shumë se 70 të tjerë në një teqe sufiste.

Autoritetet në distriktin Dera Ghazi Khan të provincës së Punxhabit thanë se besojnë që dy sulmuesit vetëvrasës hodhën veten në erë sot në mesin e turmës jashtë teqesë Sakhi Sarwar. Mijëra vetë ishin mbledhur për një ceremoni fetare në kohën kur u krye shpërthimi.

Punëtorët e shpëtimit po përpiqen të dërgojnë të plagosurit në një spital aty pranë. Zyrtarët thonë se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Agjencia e lajmeve “Reuters” citoi një zëdhënës të talebanëve të ketë thënë se grupi kreu sulmin për t’u hakmarrë ndaj qeverisë për sulmet ndaj pozicioneve të tyre në veriperëndim të vendit. Ushtria pakistaneze ka ndërmarrë disa operacione kundër bazave të talebanëve në zonën fisnore të vendit, përgjatë kufirit me Afganistanin.

Militantët islamistë vazhdimisht vënë në shënjestër pakicat fetare të Pakistanit. Në rastin e sufive, grupet konservatore të myslimanëve syni mendojnë se vizita në teqe është e barazvlefshme me blasfeminë në fenë islame.

XS
SM
MD
LG