Lidhje

Pakistani hedh poshtë si të pabaza akuzat amerikane për mbështetje të al-Kaidës

  • Zëri Amerikës

Pakistani hedh poshtë si të pabaza akuzat amerikane për mbështetje të al-Kaidës

Pakistani hedh poshtë si të pabaza akuzat amerikane për mbështetje të al-Kaidës

Shefi i ushtrisë së Pakistanit i hodhi poshtë akuzat amerikane se agjencia e spiunazhit mbështet militantët e lidhur me al-Kaidën të cilët sulmojnë objektivat amerikane në Afganistan, si të pabaza.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë prej kohësh se militantët e këtij grupi sulmojnë objektivat amerikane në Afganistan dhe më pas gjejnë strehim në rajonet e pakontrolluara fisnore të Vaziristanit Verior në Pakistan. Dje kreu i shtatëmadhorisë amerikane, admirali Mike Mullen i shtyhu më tej kritikat duke thënë se rrjeti Hakani është një vegël reale e agjencisë pakistaneze të spiunazhit.

Ai tha se mes sulmeve të tjera, agjencia pakistaneze e zbulimit ka mbështetur sulmet e grupit Hakan javën e kaluar mbi ambasadën amerikane dhe selinë e Natos në Kabul si dhe shpërthimin me makinë bombë më 10 shtator në një bazë të Natos që vrau 77 ushtarë amerikanë në qendër të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG