Lidhje

Palestinezët shënojnë ditën e Nakban-it


Palestinezët dhe banorët arabë të Izraelit po kujtojnë sot “Nakban”, ditën që shënon eksodin e qindra mijëra palestinezëve pas krijimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948. Palestinezët e kujtojnë me demonstrata këtë ditë, që në gjuhën e tyre do të thotë katastrofë. 15 maji është dita e dytë pas krijimit të shtetit të Izraelit, që sipas kalendarit hebraik është data 26 prill. Këtë vit izraelitët festuan 64 vjetorin e krijimit të shtetit të tyre. Mendohet se gjatë luftës që pasoi shpalljen e shtetit izraelit në vitin 1948, më tepër se 700 mijë palestinezë janë larguar me dëshirën e tyre, ose me forcë nga tokat e pushtuara.

XS
SM
MD
LG