Lidhje

Statusi i Autoritetit Palestinez në OKB


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë për të njohur shtetin palestinez si vëzhgues jo anëtar të organizatës.

Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë për të njohur shtetin palestinez si vëzhgues jo anëtar të organizatës.

Në sallë pati reagime entuziaste, pasi asmbleja miratoi dje me 138 vota pro, 9 kundër dhe 41 abstenime. Palestinezët në Ramallah të Bregut Perëndimor shpërthyen në brohoritje, duke përqafuar njeri tjetrin dhe duke u rënë borive të makinave pas votimit.

Sekretari i Përgjithshëmi Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, tha se votimi theksoi nevojën për rifillimin e negociatave të mirëfillta mes Izraelit dhe Palestinezëve. Ai u bëri thirrje të dy palëve të angazhohen përsëri për një paqe përmes negociatave.

Por ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Suzën Rajs e përshktoi votimin si ‘fatkeq dhe jo produktiv’, duke thënë se ai krijon më shumë pengesa në rrugën e paqes. Rajs tha se Kombet e Bashkuara do t’u bëjnë thirrje të gjitha palëve të shmangin veprime provokuese dhe të rifillojnë menjëherë negociatat pa parakushte.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG