Lidhje

Palestinezët kërkojnë rifillimin e bisedimeve


Udhëheqësit palestinezë po këmbëngulin se bisedimet e bllokuara të paqes me Izraelin mund të rifillojnë, duke argumentuar se një pakt bashkëpunimi mes fraksioneve Fatah dhe Hamas nuk është pengesë për negociatat.

Dy fraksionet palestineze ranë dakord muajin e kaluar për të formuar një qeveri uniteti, duke i dhënë fund një përplasjeje shtatë vjeçare që e kishte ndarë udhëheqjen mes Bregut Perëndimor dhe Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi duke ndërprerë zyrtarisht bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se nuk do të negocionte me një qeveri që kishte mbështetjen e Hamasit, që Izraeli e konsideron një grup terrorist.
XS
SM
MD
LG