Lidhje

Autoriteti Palestinez akuzon Izraelin për kryerje të krimeve në Gazë


Situata në Gazë dje ishte e qetë, në ditën e parë të një armëpushimi 72-orësh mes Izraelit dhe Hamasit që i dha fund luftimeve të ashpra katër javore dhe shkatërrimeve në Rripin e Gazës.

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, Ministri i Jashtëm palestinez Riad al-Malki akuzoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë, ato që ai i quajti "krime" të Izraelit kundër Gazës.

Al-Malki, një përfaqësues i Autoritetit Palestinez, gjithashtu bëri thirrje për një hetim të plotë mbi veprimet e të dyja palëve në konflikt.

Qeveria palestineze do të duhet të bëhet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në mënyrë që akuzat e saj të shqyrtohen nga ky organ ligjor ndërkombëtar.

Al-Malki tha dje se kishte biseduar me prokurorët mbi një afat kohor për të aplikuar, edhe pse dualiteti i Autoritetit Palestinez që qeveris Bregun Perëndimor dhe ai rivalit të saj politik, Hamasit, që qeveris Gazën mund të pengojë procesin e aplikimit.

Edhe pse Izraeli i tërhoqi trupat nga Gaza dje, ato nuk kanë shkuar larg.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkoloneli Peter Lerner u tha gazetarëve dje se ushtarët janë në pozita mbrojtëse jashtë Gazës pas shkatërrimit të 32 tuneleve të fundit, të cilat ushtria izraelite thotë se Hamasi i ka përdorur për të kryer sulme ndërkufitare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG