Lidhje

Palestinezët mosbesues para takimit me izraelitët


Palestinezët mosbesues para takimit me izraelitët
Palestinezët mosbesues para takimit me izraelitët

Të martën pritet të zhvillohet takimi i parë midis izraelitëve dhe palestinezëve në më shumë se një vit, por duket se palët janë skeptike mbi rezultatet që mund të sjellë kjo përpjekje për rifillimin e bisedimeve për paqen.

Palestinezët po i minimizojnë shpresat mbi një sukses të mundshëm, para takimit të nesërm me izraelitët, i pari ky në mëse një vit.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat dhe i dërguari i Izraelit Yitzhak Molcho do të takohen në Jordani, në përpjekje për të rinisur bisedimet e paqes. Bisedimet janë ndërprerë qysh prej shtatorit të vitit 2010.

Zoti Erekat u tha gazetarëve sot në Bregun Perëndimor se ai nuk pret ndonjë zhvillim të rëndësishëm, nëse Izraeli nuk ndërpret ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor. Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin lindor në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Zoti Erekat tha gjithashtu se Izraeli duhet të pranojë ndarjet e vitit 1967 si bazë për kufijtë e ardhshëm. Izraeli nuk i pranon kërkesat palestineze dhe thotë se bisedimet për paqe duhet të rifillojnë pa kushte paraprake.

Por zoti Erekat u shpreh se Izraeli duhet të përmbushë detyrimet e tij.

“Ne nuk kemi vendosur ndonjëherë kushte mbi bisedimet. Është koha që izraelitët të bëjnë dallim midis kushteve dhe detyrimeve,” u shpreh kryenegociatori Erekat.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë ndrëkohë se paqja do të arrihet vetëm përmes bisedimeve të drejpërdrejta.

“...Shpresoj se palestinezët do t’i bëjnë thirrje arsyes dhe do të heqin dorë nga këto taktikat që anashkalojnë negociatat”, tha zoti Netanjahu.

XS
SM
MD
LG