Lidhje

Palestinezët presin të fitojnë anëtarësim të plotë në UNESCO


Palestinezët presin të fitojnë anëtarësim të plotë në UNESCO
Palestinezët presin të fitojnë anëtarësim të plotë në UNESCO

Palestinezët presin të fitojnë anëtarësim të plotë në agjencinë kulturore të Kombeve të Bashkuara që sot, gjatë një votimi që do të shtonte shanset për njohjen e pavarësinë e shtetit të tyre nga komuniteti ndërkombëtar.

Organizata e UNESCO-s me bazë në Paris është agjencia e parë e OKB-së, në të cilën kanë kërkuar të anëtarësoten palestinezët që kur Presidenti Mahmud Abaz paraqiti kërkesën muajin e kaluar për njohjen e plorë të shtetit palestinez nga të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme.

Dy të tretat e votave nga 193 vendet anëtare të UNESCO-s janë të nevojshme për miratimin e anëtarësimit dhe palestinezët presin të fitojnë një mbështetje të madhe për kërkesën e tyre.

Megjithatë, suksesi palestinez në Paris do të jetë me kosto të lartë për Organizatësn e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën. Ligji amerikan e ndalon Uashingtonin që të financojë çdo organizatë të lidhur me OKB-së që anëtarëson palestinezët. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara janë burimi më i madh i fondeve për UNESCO-n, duke kontribuar 22 përqind të buxhetit të tanishëm të agjencisë.

Kërkesa palestineze është bërë shkak për një lobizëm intensiv nga diplomatët amerikanë, të cilët u kanë kërkuar anëtarëve të UNESCO-s të hedhin poshtë kërkesën palestineze.

XS
SM
MD
LG