Lidhje

Humb jetën ambasadori palestinez në Çeki


Ambasadori palestinez në Republikën çeke humbi jetën nga një shpërthim në apartamentin e tij në Pragë.

Autoritetet thonë se shpërthimi ka gjasa të ketë qenë aksident.

Zyrtarët palestinezë thanë se shpërthimi ndodhi sot në mëngjes ndërsa ambasadori Jamal al-Jamal po hapte një kuti sigurie që ishte sjellë në rezidencën e tij.

Shpërthimi shkaktoi plagë të rënda dhe policia çeke tha se ai vdiq në spital.

Rrethanat e shpërthimit ishin të paqarta, megjithëse sipas disa njoftimeve lënda shpërthyese mund të ketë qenë pjesë e paisjes së sigurisë në kuti.
XS
SM
MD
LG