Lidhje

Palestinezët, kërkesë për anëtarësim në Gjykatën Ndërkombëtare


Presidenti palestinez Mahmud Abaz ka nënshkruar kërkesën palestineze për antarësim në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, në përpjekje pë të ngritur padi kundër Izraelit, një ditë pasi palestinezët nuk arritën të sigurojnë mbështetje në Këshillin e Sigurimit për rezolutën mbi territoret e pushtuara.

Ky hap përgatit terrenin që Gjykata Ndërkombëtare të marrë nën juridiksionin e saj akte të mund të përmbushin përkufizimin si krime në territoret palestineze, si dhe të analizojë veprimet e udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë gjatë konfliktit të përgjakshëm.

Përfaqësuesi palestinez në OKB, Riyad Mansour tha se populli palestinez nuk mund të presë më dhe se po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave për krime lufte kundër Izraelit.

Mbrëmë, Këshilli i Sigurimit votoi kundër projekt-rezolutës që i kërkonte Izraelit tërheqjen nga territoret e pushtuara. Shtetet e Bashkuara dhe Australia votuan kundër, pesë vende ndër të cilat edhe Britania abstenuan dhe tetë vende votuan në mbështetje të dokumentit – një votë më pak se minimalja e kërkuar për miratim.

XS
SM
MD
LG