Lidhje

Palët ende të ndara pas përgjigjes së PD-së për hetimin e zgjedhjeve

  • Armand Mero

Palët ende të ndara pas përgjigjes së PD-së për hetimin e zgjedhjeve

Palët ende të ndara pas përgjigjes së PD-së për hetimin e zgjedhjeve

Në Shqipëri duket se përgjigja e partisë demokratike ndaj ofertës së paraqitur nga opozita 10 ditë më parë për zgjidhjen e ngërcit politik lidhur me hetimin e zgjedhjeve të qershorit të kaluar, nuk ngjall shpresa për afrimin e palëve. Në letrën dërguar sot e djathta shprehet se në rast se opozita kërkon të nis hetimin me materilet zgjedhopre atëherë do të zbatohet neni i kodit i cili detyron komisionin qëndror të zgjedhjeve që pas arkivimit të këtyure materalieve të djegë fletët e votimit, të cilat mund të mbeten të paprekura nëse opozita do kërkojë interpretimin e gjykatave për cështjet që lidhen me rinumërimin. Po ashtu e djathta shprehet se hetimi nuk mund të jetë i pakufizuar sikundër kërkon partia socialiste.

Dhjetë ditë pasi kryetari socialist Edi Rama i dorëzoi kryeministrit Sali Berisha një ofertë të re sic tha ai për zgjidhjen e ngërcit të hetimit të zgjedhjeve, demokratët u përgjigjën sot zyrtarisht me anë të një letre të dërguar nga kryetari i grupit të tyre parlamentar Astrit Patozi. Që në rreshtat e parë të përgjigjes ku zoti Patozi shprehej se ata "kishin rishqyrtuar në fakt një propozim që datonte me 15 shtator", lihej të kuptohej qartë se vazhdimi i mëtejshëm nuk do të kishte ndonjë surprizë. Dhe në fakt palët kanë mbetur në pozicionet e mëparshme. Socialistët në propozimin e tyre kërkonin që objekt hetimi të ishin vetëm, materialet zgjedhore. Ditën kur ky propozim u dorëzua, kryeminstri Berisha u duk sikur bëri një tërheqje nga pozicionet e më parshme kur deklaroi se kutitë me fletët e votimit nuk do të prekeshin. Por në fakt kjo deklaratë e tij i referohej, sic shpjegohet edhe në përgjigje, vetëm rastit nëse opozita do kërkonte një interpretim ligjor në gjykatën kushtetuese dhe jo rastit kur duhet të hetohen materialet e votimit.

Demokratët i mbeten besnik qëndrimit se kodi zgjedhor përcakton se "Komisioni qëndror hap kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore i dërgon në arkiv dhe djeg njëkohësisht fletët e votimit. Ne nuk pranojmë dhe nuk mund të pranojmë shkeljen e këtij neni", shkruan zoti Patozi. Por socialistët disa herë kanë deklaruar se djegia e fletëve të votimit do të priste cdo urë komunikimi. Duke qenë se kjo është dhe pika kyce e ndarjes mes palëve, duket se sërish situata është kthyer aty ku ishte pa bërë asnjë përparim.

Një pikë tjetër e kundërshtuar nga shumica është edhe ajo pjesë e kërkesës së socialistëve që flet për një hetim të pakufizuar lidhur me natyrën e materialeve apo dokumentave e provave që kërkohen të administrohen. Sipas demokratëve "asnjë institucion nuk ka pushtet të pakufizuar dhe nuk mund të ndërmarrë hetim të pakufizuar".

Demokratët ftojnë opozitën të bëhet pjesë e reformës zgjedhore dhe të hartojë amendamentet. Por duke qenë se cështja e hetimit të zgjedhjeve duket se do të mbetet zvarrë edhe reforma elektorale rrezikon të mbetet peng i saj duke qenë se socialistët e kanë bërë të qartë se reforma mund të realizohej paralelisht me hetimin e zgjedhjeve të shkuara.

XS
SM
MD
LG