Lidhje

ISIS ekzekuton ish-shefin e antikiteteve në Palmira


Ekstremistët e Shtetit Islamik në Siri kanë ekzekutuar me prerje koke ish-drejtorit të antikiteteve në Palmira, qyteti i lashtë i njohur në gjithë botën për thesaret arkeologjike, që ekstremistët e morën nën kontroll para tre muajsh.

Drejtori aktual i antikiteteve në Palmira, Mamoun Abdulkarim tha se paraardhësi i tij 82 vjeçar Khaled Asaad u ekzekutua dje. Ai kishte punuar për 50 vjet për të ruajtur rrënojat 2 mijë vjeçare, që janë pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se Asaadi ishte ekzekutuar në një shesh publik në Palmira, para dhjetra njerëzve.

XS
SM
MD
LG